Kaos i paparë nga tifozët e Milanit: Sassuolo kërkon që gazetarët të kenë internetin e tyre

0

Skuadra e Serisë A italiane Sassuolo u ka dërguar një letër të gjithë gazetarëve që të sigurojnë kabllot e tyre të internetit pasi presin që Ëi-Fi në stadium të mos funksionojë.

Stadiumi Mapei sot do të jetë shumë i vogël për gjithçka që tifozët e Milanit po planifikojnë. Po përgatitet festimi i titullit, i pritur prej 11 vitesh nga kuqezinjtë.

Rreth 110,000 aplikime për bileta kanë mbërritur në Sassuolo, por stadiumi Mapei mund të strehojë 21,500 spektatorë. Nga kjo, gati 20 mijë tifozë të Milanit pritet të jenë në tribuna.

Sassuolo u dërgoi një letër të gjithë gazetarëve për të sjellë kabllon e rrjetit të tyre sepse Ëi-Fi nuk do të funksionojë në kaosin që tifozët e Milanit po përgatisin.

Këtë e ka bërë të ditur gazetarja Nicole Amiri, në adresën e së cilës ka mbërritur një e-mail nga Sassuolo dhe një paralajmërim për të gjithë përfaqësuesit e mediave që do të ndjekin live ndeshjen nga Emilia-Romagna.

Ndeshja mes Sassuolos dhe Milanit do të luhet nga ora 18:00. Një pikë i mjafton kuqezinjve për të fituar matematikisht titullin përballë rivalit të madh të qytetit Inter.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu