Kapen 400 mijë euro kokainë në Brindisi, u gjetën në kamionin që kaloi nga Porti i Durrësit

0

Një sasi prej 1 kg kokainë që vinte nga Porti i Durrësit është kapur nga policia italiane në një kamion që sapo kishte zbritur në Portin e Brindizit.

Sipas mediave italiane, nëse do të hidhej në treg sasia e kokainës do sillte një fitim prej 400 mijë eurosh për trafikantët.

Kamioni, i cili sapo kishte zbritur, u zgjodh për inspektim përmes një analize të rrezikut mbi flukset tregtare.

Ishte kontrolli me anë të një skaneri, që zbuloi ngarkesën prej 1 kilogram e 180 gramë kokainë të pastër, e gjitha e fshehur brenda kamionit.

Drejtuesi i automjetit u arrestua për trafik dhe posedim të paligjshëm të drogës dhe u dërgua në burgun e Brindizit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu