Kapen mat duke…Arilena Ara dhe menaxheri na fusin përsëri në dyshime, flasin për një dashuri të madhe, por s’tregojnë që janë të dashur

0

“Gëzuar ditëlindjen lumturia ime e pafund! Popi Kola. Personi im i kësaj dhe çdo jete. Të dua sot dhe për një mijë paraardhës”, shkruante këngëtarja rreth një vit më parë, në ditëlindjen e menaxherit të saj.

Ndërkaq, miq të afërt të çiftit tregonin se ata e kanë zyrtarizuar lidhjen, duke u prezantuar edhe te familjet e tyre si partnerë e duke u dhënë fund kohëve kur prezantoheshin thjesht si bashkëpunëtorë në punë.

Janë fotografuar pak ditë më parë, në një nga rrugët kryesore të Tiranës, teksa çifti kishte dalë për shopping. Ata duken shumë të lumtur afër njëri-tjetrit, ndërkohë që Popi i trajton Arilenën si një diva, duke i mbajtur çadrën.

Arilena Ara dhe Popi Kola, menaxheri i saj, prej kohësh përfliten për një lidhje dashurie, por asnjëri prej tyre nuk e ka konfirmuar një gjë të tillë. Pak muaj më parë, i ftuar në një emision televiziv, Popi tregoi gjithçka për raportet me këngëtaren.

Dyshja janë njohur në kohën kur Arilena merrte pjesë në “X Factor”, ndërkohë që Popi punonte aty.

“Më tërhoqi vëmendjen sapo e pashë. Kishte një stil të veçantë dhe një karakter të fortë si një vajzë adoleshente. Me një fëmijë 13-14 vjeç nuk mund të kisha asgjë tjetër, përveçse ta shihja si fëmijën im”, tha Popi, duke nënkuptuar se mes tyre nuk ka asnjë histori dashurie.

Pas kësaj, Arilena e surprizoi menaxherin me një lidhje në “Skype”. “Doja vetëm një minutë të bëhesha pjesë e këtij bashkëpunimi mes jush. Doja të ndaja diçka shumë të vërtetë dhe të sinqertë, sepse nuk më bie rasti të flas për Popin, sepse është sfidë për mua, nuk është e lehtë të flasësh për Popin. Nuk ekzistojnë fjalë apo ndjesi të artikuluara që mund të shprehin respektin dhe adhurimin që kam për atë njeri të jashtëzakonshëm që sot ke fatin ta kesh në studio”, u shpreh Arilena.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu