Kapen mbi 1 milion euro të fshehura në kamionin e tragetit që vinte nga Italia. Arrestohet drejtuesi i mjetit

0

Detaje të reja janë zbardhur nga Porti i Durrësit aty ku gjatë kontrollit të një mjeti u gjetën mbi një milionë euro të pajustifikuara, taksa mësohet se është shoqëruar nga blutë e qytetit bregdetar shoferi i kamionit.

Kjo sasi eurosh që vinin nëpërmjet një trageti të ardhur nga Bari është gjetur e shpërndarë në vende të ndryshme brenda një mjeti.

Departamenti i krimeve të rënda është duke trajtuar rastin menjëherë pasi u njoftua nga policia në doganë duke ndaluar kështu drejtuesin e mjetit i cili ndodhej i vetëm. Deri më tani burimet bëjnë me dije që drejtuesi është nga qyteti i Tiranës dhe ka bërë vazhdimisht të njëjtën rrugë kohët e fundit.

Në bazë të analizës së riskut mësohet se mjeti është përzgjedhur nga sistemi me risk dhe është kapur nga skanimi, i cili ka zbuluar që kishte para të fshehura.

Zbulimi i parave është bërë pak pas mesnatës së kaluar, ndërsa nga përdorimi i skanerit janë pikasur edhe shuma e madhe e parave të fshehura në një kamion që ishte nisur nga Bari.

Mësohet se paratë janë në valutën euro ndërsa nuk bëhet i ditur ende emri i poseduesit të tyre, nga ishin nisur dhe kush ishte destinacioni. Operacioni është realizuar nga strukturat doganore në bazë të analizës së riskut. Pas konstatimit nga Dogana, është njoftuar Pólicia për hétime te mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu