TIRANË- Rreth 40 kilogramë lëndë narkotike kanabis, janë kapur në pikën kufitare të Kpashticës. Droga u kap gjatë kontrollit të një automjeti tip “Audi Q7”.
Sipas raportimeve, droga ishte fshehur në shasinë e automjetit, ndërsa në polici është shoqëruar drejtuesi i makinës dhe disa persona, të cilët dyshohet se janë bashkëpunëtorë.
Mësohet se policia po ushtron kontrolle në automjete dhe banesat e personave të shoqëruar në komisariat. Operacioni është ende në zhvillim e sipër. Priten detaje të tjera në vijim.