Kapet me drogë në makinë 35 vjeçari në Dibër, shkaktoi një aksident teksa tentoi t’i ikte policisë

0

Qarkullonte me automjet dhe mbante me vete lëndë narkotike për ta shpërndarë në doza dhe aksidentoi një automjet të parkuar në tentativë për ti shpëtuar Policisë, por pas disa minutash ndjekjeje nga Policia, është kapur dhe vënë në pranga 35-vjeçari.

Sekuestrohet një sasi lënde narkotike kanabis, një grirëse metalike që shërbente për grirjen e kanabisit dhe automjeti me të cilin qarkullonte 35-vjeçari.

Shërbimet e Policisë bazuar në inteligjencën informative për një shtetas që shpërndante lëndë narkotike në doza në qytetin e Peshkopisë, janë vënë në ndjekje të një atuomjeti.

Drejtuesi i automjetit shtetasi D.C., 35 vjeç, nuk i është bindur urdhërit të Policisë për të ndaluar dhe gjatë largimit përplasi një automjet të parkuar, por është kapur pas ndjekjes nga shërbimet e Policisë.

Gjatë kontrollit fizik policia i gjeti 35 vjeçarit (i dënuar më parë për disa vepra penale ) një sasi lënde narkotike canabis sativa.

Ndërsa gjatë kontrollit të automjetit u gjet një dozë lënde narkotike canabis sativa dhe një grirëse metalike që dyshohet se shërben për përpunimin e lëndës narkotike.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi i shtetasit D.C., 35 vjeç, banues në Durrës, për veprat penale “Mosbindje ndaj urdhërit të punonjësit të policisë të rendit publik”, “Largim nga vendi i aksidentit”, “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu