Karantinimi i popullsisë/ Tashmë edhe birra ka mbetur stok

0

Pandemia e Covid-19 ka goditur rëndë sektorë të ndryshëm të ekonomisë, përfshirë dhe atë të prodhimit të pijeve alkoolike.
Në Paris, ku një izolim i pjesshëm ka nisur që nga 2 nëntori, ka një rënie prej 95 % në aktivitetin e bareve, hoteleve dhe restoranteve për shkak të krizës dhe izolimit, e kjo e ka vendosur sektorin e shpërndarjes së pijeve në vështirësi të madhe.
Stoqe mallrash të pashitura po ngrihen si gradaçela në magazina, ku vetëm 10 % e punonjësve janë ende në punë. Sidoqoftë, shitësit e mëdhenj, mund të vazhdojnë të mbështeten tek klientët që gjithnjë e më shumë po kërkojnë zhvillimin e shpërndarjes së porosive në shtëpi.
Pikërisht te dërgimi i porosive në shtëpi janë mbështetur tani edhe shumë bare e restorante pariziene, që thonë se kjo po siguron mbijetesën e tyre.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu