KAS merr vendimin, rregjistron PD-në e Alibeajt

0

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve, KAS ka marrë vendim të enjten e 16 Marsit që në zgjedhjet lokale të 14 Majit të regjistrohet PD e drejtuar nga Enkelejd Alibeaj.

Relatori Koli Bele tha se vendimi hyn në fuqi menjëherë dhe se KQZ duhet të regjistrojë PD e Alibeajt.

“Të regjistrojë subjektin zgjedhor PD me nënkryetar Enkelejd Alibeajn në cilësinë e kryetarit të komanduar të partisë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë”, u shpreh ai.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu