“Katar 2022”’/ Angli-Iran, jo vetëm me shumë gola, por edhe me mjaft ‘rekorde’

0

KATAR – Me dy kohë të rregulla dhe dy kohë shtesë, ndeshja mes Anglisë dhe Iranit është e destinuar të hyjë në histori. Në pjesën e parë u akorduan 14 minuta shtesë për shkak të dëmtimit të portierit Beiranvand, ndërsa në të dytën 10 minuta për një kohë totale prej 124 minutash. Por kjo kohë shkoi në 127 minuta, pasi 3 minuta i mori verifikimi i penalltisë së dhënë në favor të Iranit nga sistemi VAR. Ndeshja u mbyll 6-2 për Anglinë…

Por kuriozitetet për këtë ndeshje nuk mbyllen këtu; Irani në fakt kreu 6 zëvendësime të lejuara nga rregullorja, që lejon një zëvendësim shtesë, nëse verifikohet traumë në kokë e ndonjë futbollisti dhe në këtë rast flitet pikërisht për portierin iranian, që doli nga fusha e lojës pas vetëm 20 minutash lojë. Rekordin, si portieri i zëvendësuar më shpejt në një Botëror, e mban pikërisht Pumpidu që në ndeshjen me Argjentinës dhe Bashkimit Sovjetik në Botërorin e 1990, doli nga fusha e lojës pas vetëm 11 minutash lojë.

Shkruan emrin në histori edhe Jude Bellingham, që bëhet futbollisti i parë i lindur në vitet 2000 që shënon në një Botëror, ndërsa Rashford, shënoi vetëm 26 sekonda pas hyrjes së tij në fushë, por në këtë pikë futbollisti i Manchester United duhet të kënaqet me vendin e dytë pas Ebbe Sand, që shënoi në sfidën mes Danimarkës dhe Nigerisë në Botërorin e 1998 vetëm 16 sekondash pas hyrjes në fushë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu