KE rekomandoi statusin e vendit kandidat, Zelensky: Vendim historik, rruga e anëtarësimit në BE do ta afrojë fitoren tonë

0

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha të premten se rekomandimi i Komisionit Evropian që Ukrainës t’i jepet “statusi kandidat” në BE do ta afronte vendin e tij drejt fitores në luftën kundër pushtimit rus.

“Unë përgëzoj përfundimin pozitiv të Komisionit Europian për statusin e kandidatit të [Ukrainës]”, tha ai në Twitter. “Është hapi i parë në rrugën e anëtarësimit në BE që sigurisht do ta afrojë Fitoren tonë.”

“Mirënjohës Von der Leyen dhe çdo anëtari të KE [Komisionit Evropian] për një vendim historik,” shtoi ai. “Pres rezultat pozitiv nga #EUCO [Këshilli Evropian] javën e ardhshme.”

Kryeministri ukrainas Denys Shmyhal tha gjithashtu se ai është “mirënjohës” për vendimin.

“Mirënjohës Von der Leyen për këtë vendim!” tha ai përmes Twitter. “Do të përshpejtojë procesin e integrimit të plotë [ukrainas] në tregun e brendshëm [evropian] dhe do të shoqërojë në mënyrë efektive rimëkëmbjen e Ukrainës sipas standardeve të BE-së.”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu