“Ke tradhëtuar atdheun”, Anxhela Peristeri flet për sulmin që mori nga shqiptarët

0

Anxhela Peristeri na bëri të gjithëve krenarë me performancën e saj në “Eurovision”, e cila arriti të na çonte deri në finale.Look-u i saj dhe zëri potent ranë në sy dhe nga mediat ndërkombëtare.

E ftuar së fundmi në një intervistë këngëtarja bukuroshe ka treguar se shqiptarët e kanë sulmuar shumë për prejardhjen e saj greke.

“Ishte një interes shumë i madh, nuk e prisja. Ngaqë unë jam greqisht folëse, nga mbiemri im kanë menduar se mund të jem greke. Unë kam një prejardhje shumë të largët nga gjyshi po unë kam lindur këtu dhe rritur këtu. Sa herë që një person shkëlqen, thonë është ashtu është kështu. Më kanë pyetur në intervista se përse mbiemri jot është grek. Peristeri në greqisht do të thotë pëllumb. Unë pata shumë luftë dhe nga shqiptarët për këtë gjë, që thoshin ke tradhëtuar atdheun.”

Megjithatë, Anxhela nuk ka ngurruar asnjëherë të tregojë se është shqiptare dhe këtë e tregoi në prezantimin për në “Eurovision” ku u shpreh se ndihet krenare, pasi këtu rriti dhe zhvilloi karrierën e saj si këngëtare.

“Pershëndetje, jam Anxhela Peristeri dhe përfaqësoj Shqipërinë në Eurovision sivjet me këngën ‘Karma’. Çfarëdo jep, merr prandaj dhe ne duhet t’ju bëjmë mirë të tjerëve që të marrim mirësi. Unë dhe kompozitori im Klejdi Bahiti kishim menduar çdo vit që të merrnim pjesë por gjithmone ishim shumë të zënë. Sivjet me shkakun e pandemisë kishim kohë dhe zgjodhëm një kenge midis 2 -3 që shkruajtëm dhe shkuam në konkurs. Stërgjyshi im ishte grek prandaj dhe mbiemri im është grek Peristeri. Kam bashkëpunuar me Paolën, Andoni Remon që e dua shumë. Fillova në fillim me Valantin pastaj me Elena Papadopoulou. Shqipëria për mua është atdheu im, këtu u linda , këtu u rrita, këtu u bëra e njohur, me mbeshtetën njerëzit dhe akoma më mbështesin. Greqia për mua është një vend që e adhuroj, shumë i bukur. Aty kam miqte më të shumtë sepse jetova aty vitet më të mira.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here