Kejvina sapo na prezantoi me të dashurin e saj, kjo foto flet vetë

0

Modelja Kejvina Kthella është një ndër emrat më të njohur e të komentuar të showbiz-it, e cila tërheq shpesh vëmendjen me pozat e saj në rrjete sociale.

Siç duket as Kejvina nuk i ka rezistuar dot Dubait, i cili është kthyer në një trend për vipat shqiptarë në këto kohë pandemie. Bukuroshja ka udhëtuar drejt këtij vendi, ku nuk ka ngurruar të ndajë me ndjekësit disa imazhe mjaft provokative.

Por përveç këtyre fotove, Kejvina këtë radhë ka zgjedhur që të provokojë të gjithë ndjekësit me një postim në InstaStory që ngjalli mjaft dyshime në rrjet. Ajo ka publikuar një imazh, ku duket mjaft e afërt me një mashkull, të cilit ia ka mbuluar fytyrën dhe të gjithë fansat thonë njëzëri që ky mund të jetë i dashuri i modeles.

Epo tani na mbetet vetëm që Kejvina të ia zbulojë fytyrën mashkullit misterioz dhe ta konfirmojë këtë lajm që po qarkullon lart e poshtë së fundmi.
Në llogarinë e Kejvinës në Instagram shohim shpesh poza provokuese, ku tregon linjat seksi e format bombastike që shumica ia kanë zili.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu