Këlliçi: Programi i PD, 100 milionë euro subvencione për fermerët!

0

Programi i PD-së “Shqipëria fiton” shpreh qartë në shifra, mbështetjen për qindra mijëra fermerë në mbarë vendin, 100 milionë euro subvencion. Për këtë çështja ka folur në detaje kandidati i PD-së, Belind Këlliçi, në takimin që ka pasur me disa familje në rrethinat e Tiranës.

“Secili prej nesh dallon nga tjetri, por të bashkuar bëjmë ndryshimin, – u tha Këlliçi. – Ndryshimi është i mundur vetëm nëse kemi një qeveri normale, që nxit sipërmarrjen e lirë dhe punon për një ekonomi prodhuese. 100 milionë euro subvencione për fermerët vendas! Ky është angazhimi ynë. Nga këtu do të fillojmë”, ka theksuar Këlliçi.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu