“Kemi debatuar rreth 9 orë”, Gazment Bardhi tregon prapaskenat e mbledhjes së Kryesisë, tensioni nisi kur…

0

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka treguar mbrëmjen e sotme prapaskenat e mbledhje së mbajtur dy ditë më parë në PD që u pasua me tensione dhe kërcënime nga militantët jashtë dyerve të sallës.

Bardhi u shpreh në një intervistë në emisionin “Log” se në momentin kur ka marrë fjalën në mbledhje, disa kolegë, anëtarë të kryesisë kanë tentuar ta pengojnë të marrë fjalën.

Ai u shpreh se ka pasur një nxitim nga një grup deputetësh për të votuar datën 15 Korrik si ditën e zgjedhjeve për kryetarin e ri të Partisë Demokratike.

“Kemi debatuar rreth 9 orë dhe e gjithë ngjarja ka të bëjë me akte që kanë ndodhur jashtë sallës ku zhvillohet mbledhja në selinë e Partisë Demokratike në ambientet e jashtme. Duhet të sqaroj fillimisht qëndrimin që e unë kam pasur në mbledhjen e kryesisë së partisë dhe arsyet pse jam larguar. Para e të mblidhet kryesia është mbledhur grupi parlamentar.

Diskutimi është përqendruar te të dyja platformat e propozuara. Unë kam qenë i mendimit bashkë me një pjesë të kolegëve që ishin prezentë në mbledhje që ne duhet të diskutojmë mbi meritën e këtyre propozimeve. Kolegë të tjerë kanë qenë aktivë për të gjetur një rrugë që e nxirrte kryesinë e PD me një vendim unanim. Kur unë kisha marrë fjalën dhe isha duke folur i fundit, disa anëtarë të kryesisë që e kishin me shumë nxitim votimin e një versioni kanë penguar fjalën edhe pse secili prej tyre kishte folur 20 herë gjatë mbledhjes dhe unë kisha mbajtur vetëm shënime.

Ky është një fakt i pamohueshëm. Mbledhja e kryesisë është e regjistruar me audio. Nuk ka pasur tension në mbledhje, Tensioni u krijua kur Bejko tha ka mbajtur qëndrimet shënim dhe ka gjetur një formulë që i përafron. Kam kërkuar shpjegime për propozimin e tij.

 

 

 

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu