“Kemi hapur dyert e mortit, por s’po e qajmë dot djalin”, babai i 20-vjeçarit të vrarë në Suedi kërkon mbështetjen e institucioneve

0

Alket Spaho, babai i 20-vjeçarit shqiptar që u vra në Suedi është shprehur mbi vështirësitë që është duke kaluar për ta sjellë trupin e 20-vjeçarit në Shqipëri.

Spaho tregon që lajmin për vrasjen e të birit, diplomatët shqiptarë e kanë mësuar prej tij.

Alket Spaho: Djali quhet Lauren Spaho dhe shkoi në Suedi për një jetë më të mirë. Ngjarja ka ndodhur në datën 6 maj, ndërsa djali humbi jetën 1 ditë më pas në spital në qytetin e Karlstad të Suedisë. Ai hyri për të ndarë një shok kur edhe u qëllua.

Ai bën të ditur për Fiks Fare që Lauren Spaho shkoi në Suedi për një jetë më të mirë dhe se në momentin kur është qëlluar, ka ndërhyrë për të shmangur konfliktin ku ishte i përfshirë një mik i tij.

Ka qenë dhe Ambasada Shqiptare në Suedi, të cilës familjarët e 20-vjeçarit i janë drejtuar për ngjarjen e rëndë, sakaq babai i të ndjerit thotë se ka marrë përgjigje nga përfaqësuesit suedez, se trupi i 20-vjeçarit do të kthehej në Shqipëri brenda një jave, ndërsa Ambasada Shqiptare, ka dhënë një afat prej një muaji.

Alket Spaho dhe familjarët e Laurenit kërkojnë mbështetjen e institucioneve pasi e kanë të pamundur të përballojnë shpenzimet.

Në vend që të na merrnin ata në telefon, i kemi marrë ne. Ata s’dinin gjë! Kërkuam informacione se çfarë ka ndodhur, për trupin e djalit.

Kur do të na e sjellin. Kontaktuam me suedezët dhe na thanë se për 1 javë. Kurse këta të Ambasadës na thonë për 1 muaj. Po na e vrasin për herë të dytë djalin, kjo është vrasje e dytë. Shteti s’po na ndihmon. Na thonë do paguani shpenzimet. Shkojnë mbi 30 mijë euro. Ne kërkojmë mbështetje, kemi hapur dyert e mortit po s’po e qajmë dot djalin.

Lauren Spaho nga Korça, u vra në një disko në Suedi nga disa persona me kombësi arabe. Prej 7 muajsh, ai gjendej në Suedi dhe kishte filluar të punonte në ndërtim.

Pas konfliktit, ku u godit 25 herë me thikë, Spaho është dërguar në spital, ku pas 24 orësh në gjendje kome ka humbur jetën.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu