“Kemi rritur prezencën në të gjitha asket”, Policia Rrogore thirrje drejtuesve të mjeteve: Respektoni me rigorozitet sinjalistikën

0

Policia Rrugore ka reguar pas situatës së shkaktuar nga moti i keq, ku një pjesë e akseve në Lezhë janë përmbytur.

Përmes një njoftimi për mediat Rrugorja ka bërë me dije se ka rritur prezencën në të gjitha asket. Po ashtu Policia ia ka bërë thirrje drejtuesve të automjeteve dhe motomjeteve, që të respektojnë me rigorozitet sinjalistikën rrugore, të moderojnë shpejtësinë, të vendosin rripin e sigurimit dhe të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të automjetit.

Njoftimi i policisë:

Policia Rrugore

Shërbimet e Policisë Rrugore, në gatishmëri, në të gjitha rrugët e vendit, për të menaxhuar trafikun dhe për t’iu ardhur në ndihmë drejtuesve të mjeteve, në rast nevoje, në situatën e krijuar si pasojë e motit të keq.

Në gatishmëri janë edhe shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, Patrullat e Përgjithshme dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë.

Për shkak të reshjeve të shiut, në segmentet rrugore ka prezencë të ujit dhe në këto kushte rreziku i përfshirjes në ngjarje rrugore është më i lartë.

Policia e Shtetit ka rritur prezencën e shërbimeve të Policisë, në të gjitha akset rrugore, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe monitorimin e qarkullimit të automjeteve të akset rrugore në të cilat janë krijuar vështirësi për shkak të motit të keq.

Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve dhe motomjeteve, që të respektojnë me rigorozitet sinjalistikën rrugore, të moderojnë shpejtësinë, të vendosin rripin e sigurimit dhe të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të automjetit.

Drejtuesit e automjeteve dhe të motomjeteve të ndjekin dhe të zbatojnë me rigorozitet udhëzimet e Policisë Rrugore dhe të telefonojnë në numrin 112, për problematikat që mund të hasin gjatë udhëtimit të vështirësuar për shkak të motit të keq.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu