Kohëve të fundit ka bërë bujë lajmi ku shkruhej që kënga “Mora Fjalë” nuk mund të këndohet nga “Tifozat Kuq e Zi”, pasi atyre i është ndaluar kjo gjë. Vetë “Tifozët Kuq e Zi”, kanë reaguar nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, se askush nuk mundet dot të imponojë asgjë.
Gjithashtu, tifogrupi shton se do të vazhdojë të këndojë për Shqipërinë dhe se nuk do ndalet asnjëherë.
Postimi:
Njoftim Zyrtar nga Tifozat Kuq e Zi
Ju bëjmë me dije se të gjitha kërkesat për pjesëmarrje në media duhet të dërgohen në adresën zyrtare të emailit: [email protected]. Grupi shqyrton këto kërkesa dhe vendos për përfaqësimin dhe përfaqësuesit zyrtarë në media.
Çdo dalje tjetër në media pa njoftim ose miratim zyrtar nga Tifozat Kuq e Zi do të konsiderohet si qëndrim personal dhe jo si përfaqësim i grupimit tonë.
Lidhur me debatin mbi ndalimin e këngëve apo thirrjeve tona, dëshirojmë të theksojmë se për 21 vite askush nuk ka mundur të na imponojë asgjë, dhe kjo nuk do të ndryshojë. Do të vazhdojmë t’i këndojmë Shqipërisë me zemër e pasion deri në frymën tonë të fundit.
O sa mirë me qenë Shqiptar!