Këngëtari i famshëm i bën dhuratën më të çuditshme vajzës së Katy Perry-t

0

Dhuratat për fëmijë janë të shumëllojshme, por kurrë nuk na e kishte marrë mendja se këngëtari, Luke Bryant, mund t’i dhuronte një pistoletë me gogla vajzës së Katy Perry-t. Në një intervistë për Jimmy Kimmel Live, Bryant zbuloi se surprizoi miqtë e tij me një dhuratë shumë të çuditshme për Daisy Dove. Mirëpo kjo gjë i habiti të gjithë dhe kur u pyet nga Jimmy Kimmel nëse është e vërtetë, këngëtari e aprovoi sërish me bindje të plotë se i kishte bërë atë dhuratë.

Ishte dhurata e duhur”, u shpreh më pas këngëtari me shaka.

Katy dhe Orlando sollën në jetë vajzën e tyre në muajin gusht të vitit të shkuar. Ndërkohë së fundmi Katy Perry bëri xhiron e rrjetit me një video të saj, pasi u shpreh në emisionin “American Idol” se nuk i depilon më këmbë, sepse nuk ka kohë si një nënë e re që është.

“Zëri yt është një eksperiencë shpirtërore. Me pak fjalë është engjëllor. Dhe si një nënë e re, unë nuk kam shumë kohë dhe kam hequr dorë nga depilimi. Por kur ti këndove, qimet në këmbë m’u ngritën përpjetë një inç e gjysmë. Më është rrëqethur gjithë trupi. Ishe e mrekullueshme”, tha këngëtarja pas performancës së njërës prej konkurrenteve”
Më vonë ajo ngriti këmbët mbi tavolinë për t’ju vërtetuar të gjithëve fjalët e saj. Ky moment u shpërnda me shpejtësi në rrjet, teksa komentet vërshuan nga të gjitha anët.

Image

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu