Kërkohej nga autoritetet gjermane, shqiptari arrestohet në Spanjë, bënte një jetë të fshehtë me gruan dhe vajzën

0

SPANJË- Policia spanjolle ka vënë në pranga një shqiptar, për llogari të autoriteteve gjermane. Shqiptari kishte një urdhër-arresti ndërkombëtar të lëshuar nga drejtësia gjermane, për kryerjen e krimeve të ndryshme kundër shëndetit publik, ku ai mund të vuajë deri në 15 vite burg.

Sipas hetimeve, ky person kishte banuar në komuna të ndryshme të Valencias me partneren dhe vajzën e tij, një mënyrë jetese diskrete, me pak dalje. Për shkak të rrezikshmërisë së të pandehurit, morën pjesë Grupet Operacionale të Sigurisë së Posaçme, të cilat hartuan një operacion për të kryer një arrestim të sigurtë dhe të shpejtë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu