Kërkojnë heqjen e fjalës ‘nënë’ dhe ‘baba’, shpërthejnë reagimet ndaj komunitetit LGBT

0

Prej më shumë se disa muajsh, komuniteti LGBTI ka propozuar që fjala “nënë” dhe “baba” të zëvendësohen me fjalët “prindi1” dhe “prindi2”. Ky propozim, doli fillimisht nga dy prindër në Britaninë e Madhe të cilët refuzuan të quheshin nënë dhe baba, por pëlqenin të quheshin prindi 1 dhe prindi 2. Ky debat është hapur së fundmi edhe në Shqipëri. Kanë qenë anëtarë të komnitetit LGBTI të cilët i dhanë zë këtij propozimi, por që u përballën me shumë reagime.

Si fillim ishte Xheni Karaj, ajo që debatoi në një studio televizive me një psikologe, pikërisht për perdorimin e këtyre emrave. Pas këtij debati, në rrjetet sociale kanë ‘shpërthyer’ reagime. Shumë prej figurave të njohur, duke filluar nga aktorë, e deri tek këngëtarë kanë reaguar kundër këtij propozimi. Ata shprehen se fjalët “nënë” dhe “baba” janë thelbësore për një familje dhe se zhdukja e këtyre emrave do të ishte fatale për gjithë shoqërinë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here