SHBA- Një person nga Indiana është arrestuar pasi postoi një video në llogarinë e tij TikTok duke nxitur dhunë kundër Presidentit Donald Trump. I dyshuari është identifikuar si Douglas Thrams, 23 vjeç, nga Gossin, Indiana. Sipas një agjenti të FBI-së, ai i postoi videot midis 20 dhe 22 janarit.
Në video ai bën thirrje për sulme me bomba në të gjitha ndërtesat qeveritare dhe, duke iu referuar Presidentit Trump, komenton: “Kësaj radhe duhet ta vrasim, mos dështoni”.
Thrams ka të ngjarë t’i referohet dy atentateve ndaj Trumpit vitin e kaluar më 13 korrik në Pensilvani dhe 15 shtator në Florida. Në një video tjetër, ai mbron ndryshimin politik “me armë, sepse kjo është e vetmja mënyrë”.