Këshilli Europës bën thirrje për përmirësim të kushteve në spitalet e burgjeve

0

Komiteti Europian i Parandalimit të Torturës (CPT) kreu një vizitë me qëllim ekzaminimin e kushteve ku ndodhen pacientët e psikiatrisë mjekoligjore në institucionet e Krujës, Lezhës dhe Tiranës, dhe për të rishikiar progresin e bërë si rrjedhojë e implementimit të rekomandimeve të Komitetit (CPT) për transferimin e këtyre pacientëve në një institut të mirëqenë.

Në kohën e vizitës së CPT, Institucioni i Vecantë i Zaharisë në Krujë kishte 314 pacientë të burgosur meshkuj, por jo mjaftueshëm staf të suportit psikoterapeutik.

Vizita e Komitetit të Parandalimit të Torturës (CPT) konstaton në periudhën 23-26 Nëntor 2021, specifikisht në institutin e veçantë të Zaharisë në Krujë për të sëmurët e burgosur, ku mbahen të gjithë pacientet e dënuar meshkuj, dhe në Spitalin e Burgut në Tiranë ku mbahen të gjithë pacientet e dënuara gra, si edhe ne burgun e Lezhës.

CPT mbajti takime me Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave, përfaqësues të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, të Ministrisë së Drejtësisë dhe të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, për t’iu përçuar këto shqetësime që janë vënë re gjatë vizitave ndër vite.

Sipas raportit këtij viti, theksohet se në Janar të 2021, Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut shpalli dhe një vendim në lidhje me çështjen ‘Strazimiri kundër Republikës së Shqipërisë’, ku përmenden trajtimet çnjerëzore dhe poshtëruese të personave të sëmurë mendorë të dënuar me burg në Shqipëri.

Gjthashtu në këtë vendim, Gjykata Europiane sinjalizoi se autoritetet shqiptare duhet të ndërmarrin menjëherë masat në mënyrë që të sigurojnë kushte jetese të përshtatshme dhe shërbimet shëndetësore të duhura për personat e sëmurë mendorë të cilëvë u është mohuar liria në bazë të një vendimi gjyqësor.

Sipas Gjykatës Europine të të Drejtave të Njeriut, shteti duhet të sigurojë kushte të tilla që pacientët e burgosur të marrin trajtimin e duhur mjekësor për t’u përmirësuar dhe për t’u ri-integruar në shoqëri, duke mos paraqitur më rrezikshmëri për të tjerët.

Një arsye për këtë duket se është fakti se rrallë herë ndonjë pacient mjeko-ligjor është liruar nga viti në vit.

Komiteti i Parandalimit të Torturave rekomandon autoritetet shqiptare të marrin hapat e nevojshme për të ri-shikuar nevojën e pacientevë të shtruar në spital të cilët nuk përbëjnë më rrezikshmëri, dhe për t’u dhënë atyre mundësinë e rikthimit në komunitet nën kujdesin ambulator apo leje-daljeve provizore.

Gjithashtu, bazuar në vizitat e mëparshme, CPT rekomandon autoritetet shqiptare të ndërmarrin masa të menjëhershme në spitalet e burgjeve për të siguruar që të gjithë pacientët, përfshirë dhe pacientet gra, të pajisen me dyshekë të pastër dhe produkte falas të higjenës personale.

Një tjetër rekomandim i Komitetit për Parandalimin e Torturës, lidhet me aktivitetet ditore të cilat duhet të pasurohen me lojra të tavolinës si edhe akses ne televizon apo radio.

Në mbyllje, Komiteti ngre problamatikën mbi mungesën e bashkëpunimit midis stafit e kujdesit shëndetësor dhe psikologëve, të cilët duhe të jenë më të mirë-koordinuar përsa i përket planeve të trajtimit shëndetësor dhe psikoterapautik të pacientëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu