Kim Jong Un: “Covid-19 nuk mund të parandalohej pa socializmin”

0

Kim Jong Un, lideri i Koresë së Veriut, mbajti një fjalim në një paradë ushtarake në Pyongyang, ndërsa shënohet 75 vjetori i themelimit të Partisë së Punëtorëve në pushtet.
Kim falënderoi ushtrinë për ndihmën që i jep vendit në rindërtimin pas stuhive katastrofike që goditën vendin në verë dhe vlerësoi përpjekjet e bëra për të parandaluar një shpërthim të Covid-19.
Duke deklaruar se ishte mirënjohës që, siç e tha ai, asnjë koreanoverior nuk ishte infektuar me koronavirusi, ai argumentoi se pandemia Covid-19 “nuk mund të parandalohej pa socializëm”.
Jong Un gjithashtu tha se ishte i sigurt se kriza do të kapërcehej dhe se “popujt e dy Koreve do të bashkojnë duart përsëri.”
Përvjetori i sotëm festohet në Korenë e Veriut me një seri koncertesh dhe festivalesh dhe monitorohet nga afër, pasi konsiderohet si një mundësi që Kim të përcjellë mesazhe si brenda ashtu edhe jashtë vendit të tij.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu