Kim Jong Un i dërgon Putinit letër për Ditën e Fitores, publikohet mesazhi

0

KOREA E VERIUT- Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong-un shprehu “solidaritetin e vendosur” të vendit të tij me Rusinë në një mesazh urimi dërguar Presidentit Vladimir Putin për festimin e Moskës të festës së saj “Ditën e Fitores”, njoftoi media shtetërore e Veriut të martën.

Në mesazhin e dërguar një ditë më parë, Kim e uroi Putinin për përvjetorin e fitores së Bashkimit Sovjetik ndaj Gjermanisë naziste në Luftën e Dytë Botërore.

“Populli rus arriti një fitore të madhe në luftën e drejtësisë që shkatërroi fashizmin – i cili kërcënoi fatin e njerëzimit duke treguar heroizëm dhe sakrificë të jashtëzakonshme,”-shkruante Kim në letër.

Sipas mediave të huaja, Kim tha gjithashtu se shpreh “solidaritet për arritjet e popullit rus” që në thelb synojnë “eliminimin” e kërcënimeve politike dhe ushtarake të paraqitura nga forcat armiqësore dhe të mbrojnë dinjitetin, paqen dhe sigurinë e vendit.

“Marrëdhëniet miqësore janë strategjike dhe tradicionale midis Koresë së Veriut dhe Rusisë dhe se do të forcohen edhe më tej… me kërkesat e kohës”-thuehej gjithashtu në letër.

Koreja e Veriut ka mbështetur luftën e Rusisë kundër Ukrainës që prej fillimit të saj ndërsa media e saj shtetërore ka lëshuar disa deklarata që nga shkurti duke dënuar Perëndimin për ndërhyrjen ose shkaktimin e luftës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu