Kim suportuese ndaj albumit të Kanye, por njerëzit tallen me gafën e bujshme

0

Asgjë nuk u shpëton njerëzve në internet, as detajet më të vogla. Kim Kardashin e ka treguar disa herë se është tepër mbështetëse ndaj Kanye West dhe albumit të tij, “Donda”. Pasi mori pjesë në koncertin e parë promovues dhe pasi u shfaq edhe në një perfomancë të veçantë, Kim vendosi të postonte disa stories duke dëgjuar albumin e ri.

Gjithçka mirë e bukur, derisa njerëzit vunë re se volumi te këngët është në nivelin më të ulët të mundshëm. Praktikisht nuk po dëgjon asgjë.

Twitter-i menjëherë u mbush me postime tallëse për Kim-in.

Kim vendosi të mos komentonte, por thjesht të fshinte postimet dhe t’i rihidhte me volumin e lartë ketë herë.

Gjithsesi, dyshojmë që kjo “gafë” të mos ketë qenë e qëllimshme. Kim dhe Kanye duan thjesht që njerëzit të flasin për albumin, në çdo mënyrë dhe ja tek jemi – po flasim.

Burimi: Anabel

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu