Kina do Taivanin/ Xi Jinping vendos shtetin në gatishmëri lufte

0

PEKIN- “Kina do të forcojë stërvitjen e saj ushtarake dhe do jetë e përgatitur për çdo luftë,”-kështu tha presidenti kinez Xi Jinping. Siguria e Kinës është gjithnjë e më e paqëndrueshme dhe e pasigurt, citohet të ketë thënë Xi, siç raportohet nga Reuters.

Kina, e cila ka ekonominë dhe ushtrinë e dytë më të madhe në botë, ka kërcënuar vazhdimisht se do të aneksojë Tajvanin me forcë nëse është e nevojshme, ndërsa presidenti amerikan Joe Biden kohët e fundit u zotua se SHBA do të mbronte ishullin.

Tajvani është në fakt një vend i pavarur, megjithëse nuk njihet ndërkombëtarisht, por çdo lëvizje drejt pavarësisë së plotë me siguri do të çojë në luftë pasi Kina nuk e pranon pavarësinë e vendit ishullor. Muajin e kaluar, Partia Komuniste Kineze bëri një shtesë të rëndësishme në Kushtetutën e saj në lidhje me “kundërshtimin e vendosur dhe parandalimin e pavarësisë së Tajvanit” dhe “zbatimin e vendosur të politikës “një vend, dy sisteme”.

SHBA i është përgjigjur kërcënimeve të Kinës për të sulmuar Tajvanin duke njoftuar se do të vendosë bombardues bërthamorë në Australi – në një përpjekje për të “paralajmëruar” Kinën për “luftën më të keqe në historinë moderne”. Por tani ekspertët thonë se komentet e Xi janë “jashtëzakonisht shqetësuese” dhe Perëndimi duhet ta marrë seriozisht dhe të përdorë të gjitha mjetet e nevojshme për të parandaluar pushtimin e Tajvanit nga lideri kinez.

Deri më tani nuk ka pasur reagime zyrtare nga Uashingtoni apo Bashkimi Evropian, me deklaratën e presidentit kinez. Dr. Alan Mendoza, drejtor ekzekutiv i grupit të të drejtave të njeriut të Shoqërisë Henry Jackson në Londër, i tha Daily Mail: Komentet si ky nga Xi Jinping janë jashtëzakonisht shqetësuese. Për vite me radhë, Xi ka rritur retorikën e tij për përdorimin e forcës ushtarake për të ribashkuar Tajvanin me Kinën kontinentale dhe Perëndimi ka bërë shumë pak si përgjigje. Duhen përdorur të gjitha mjetet e nevojshme, për të parandaluar Xi-në të pushtojë Tajvanin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu