Kishin banesat vetëm pak metra larg njëri-tjetrit në Shqipëri, mister vrasja e Alfonso Kolës në Itali

0

ITALI- Arsyeja e vrasjes së shqiptarit Alfonso Kola, mbetet ende mister. Mediat italiane raportojnë se autori i dyshuar, po ashtu shqiptar, Petrit Gega, nuk ka thënë asnjë fjalë për grupin hetimor, pasi u arrestua.

52-vjeçari u ndalua nga policia një orë më vonë pasi kreu krimin, duke i shkaktuar 2 plagë të rënda me thikë Kolës, që i morën jetën. Ngjarja ndodhi jashtë kafenesë “Leonessa” në Calcinato.

Vrasësi i dyshuar, i cili me profesion është murator, jeton me gruan dhe fëmijët e tij. Sipas hetimeve, Kola dhe Gega njiheshin prej kohësh, por duket se mes tyre ka pasur tensione dhe debate të shumta. Nuk përjashtohet që në origjinën e krimit të ketë edhe mëri që datojnë shumë vite më parë.

Tashmë hetimet po fokusohen në motivin e mundshëm dhe në marrëdhënien mes viktimës dhe vrasësit. Mësohet se si viktima Alfons Kola ashtu edhe autori Petrit Gega janë nga fshati Kallmet Vogël i Lezhës. Banesat e tyre në këtë fshat janë vetëm pak metra larg njëra-tjetrës.

Sipas banorëve familjet kanë patur marrëdhënie shumë të mira me njëra-tjetrën dhe janē të tronditur nga kjo ngjarje.

Burimi: Brescia today

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu