Kishte fshehur në valixhe 50 mijë Euro. Kapet në doganë. Ja ku po i çonte paratë

0

Policia kufitare në Kakavijë ka zbuluar pasditen e sotme një rast të mosdeklarimit të të hollave duke sekuestruar 50 mijë euro, ndërsa poseduesi është proceduar penalisht në gjendje të lirë.

Ai është I. Sh. 41 vjeç, banues në Fier, ndërsa brenda një valixheje që kishte në makinën e tij tip “Toyota” kishte fshehur shumën. Rruga për në Greqi është ndërprerë në mes për fierakun që tani duhet të sqarojë burimin e shumës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu