Kishte mbushur apartamentin plot me kanabis, arrestohet 62-vjeçari

0

Policia e Durrësit ka arrestuar një 62-vjeçar me inicialet P. Ç., i cili kishte kthyer ambientete e një banese të marrë me qera në katin e fundit të një pallati në një pikë të kultivimit të kanabisit. 62-vjeçari e kishte përshtatur papafingon për kultivimin e bimëve narkotike, nëpërmjet ngrohjes me llamba.

Në lidhje me ngjarjen janë proceduar penalisht dhe 2 punonjës të OSHEE-së, të cilët sipas policisë nuk kanë knstatuar vjedhjen e energjisë elektrike.

Njoftimi i plotë i policisë: Durrës

Goditet një tjetër rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike.

Finalizohet me sukses operacioni i koduar “Papafingo”.

Arrestohet në flagrancë 1 shtetas, i cili banesën e marrë me qira e kishte përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike, nëpërmjet ngrohjes me llamba.

Procedohen penalisht dhe 2 punonjës të OSHEE-së, pasi nuk konstatuan vjedhjen e energjisë elektrike.

Në vijim të kontrolleve të pandërprera dhe punës për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, nga stacioni i Policisë Plazh u bë i mundur finalizimi i operacionit të koduar “Papafingo”, në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi P. Ç., 62 vjeç, banues në Durrës.

Arrestimi i tij u bë pasi gjatë kontrollit në banesën e marë me qira (papafingo), në lagjen nr. 13, Durrës, u konstatua se ky shtetas e kishte përshtatur banesën, me aparatura që shërbejnë për kultivimin e bimëve narkotike dhe kishte ndërhyrë në matësin e energjisë elektrike.

Gjithashtu u proceduan penalisht, për veprën penale “Shpërdorim detyre”, shtetasit E. E., 34 vjeç banues në Xhafzotaj dhe S. D., 38 vjeç, banues në Durrës, me detyrë elektricist pranë OSHEE-së, të cilët nuk kanë përmbushur detyrën sipas ligjit, pasi nuk kanë kontrolluar linjën elektrike dhe matësin e energjisë elektrike.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan bimë narkotike canabis sativa dhe pajisje që shërbenin për kultivimin e tyre.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu