Kishte vetëm 20 minuta që ishte blerë, Lamborghini me vlerë 200.000£ përplaset keq nga furgoni (Video)

0

Një Lamborghini i ri me vlerë 200.000£, i sapoblerë, është aksidentuar rëndë vetëm 20 minuta pas firmosjes së aktit të shitjes.

Ai pësoi një dëmtim mekanik dhe më pas u godit nga mbrapa nga një furgon. Aksidenti ndodhi rreth orës 1 të mesditës në West Yorkshire.

Richard Whiteley, polici i zonës “West Shire” shprehet se mjeti Lamborghini u ndal në korsinë tre, për shkak të disa problemeve mekanike.

Whiteley gjithashtu u shpreh:

Është thjesht një makinë. Lamborghini “20 minutësh” pësoi probleme mekanike dhe më pas u godit nga një shofer i pafajshëm.
Një zëdhënës i policisë tha se shoferi i furgonit pësoi lëndime në kokë, por lëndimet nuk janë serioze.

Këtij i thonë “fatkeq”!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu