KKT, vendime në ilegalitet me justifikimin e pandemisë. Asnjë transparencë për investimet qindra milionë euro

0

Këshilli Kombëtar i Territorit ka dhënë së fundmi një mbledhje gjatë së cilës për 60 minuta janë studiuar, vlerësuar dhe debatuar 47 projekte e më pas janë dhënë 47 vendime për miratimin e tyre. Për çdo vendim Këshilli Kombëtar i Territorit ka shpenzuar vetëm 62 sekonda kohë!

Vendimet e dhëna në datën 17 Mars nga KKT përfshijnë shumë projekte të mëdha, që nga rrugët dhe infrastruktura në bregdet, komplekse turistike, hoteliere, objekte shtetërore e private. Paketa e investimeve për të cilat janë dhënë lejet kanë një vlerë disa qindra milionë euro, për të cilat nuk ka patur asnjë debat transparent.
Zyrtarisht vendimi thuhet së është marrë nga komiteti i drejtuar nga kryeministri dhe në përbërje të tij janë disa përfaqësues të institucioneve shtetërore, ndërkohë që rolin e sekretariatit teknik të KKT-së e mban Agjencia e Zhvillimit të Territorit.
Por në të vërtetë vendimet; në disa raste mbase edhe të paligjshme, janë marrë në ilegalitet, janë paracaktuar dhe vetëm një sekretare ka punuar vetëm një orë për të mbledhur dosjet e projekteve dhe për t’i protokolluar.
A duhet që një institucion kaq i rëndësishëm si KKT të funksionojën në këtë mënyrë?! Sigurisht që jo. Qytetarët kërkojnë transparencë për vendimet që merren dhe që prekin edhe vetë ata. Për ndikimet në mjedis, pyetja është kush e bëri opononcën e këtyre projekteve. Ligji e kërkon që për çdo projekt të ketë një oponencë për ndikimet në mjedis dhe një analizë të kostove dhe përfitimeve. Me 62 sekonda kohë për një projekt, nuk ka dhe nuk mund të ketë.a.k

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu