‘Kleçkat’ e ligjeve/ Si shpëtoi Noga dhe vëllezërit Hasanbelli nga burgu, shpëtuan nga qelia

0

Për vrasjen e Julian Çelës, vëllezërit nisën përballjen me drejtësinë që në vitin 2002. Për këtë vrasje, vëllezërit nisën përballjen me drejtësinë që në vitin 2002.

Vrasja e radhës që vjen si ‘rrjedhojë e pashmangshme’ e përplasjes mes bandave dhe mungesës së drejtësisë në vendin tonë. Që si me reformë, si pa reformë duket se nuk po i jep dot drejtim krimit të organizuar dhe ndëshkimit të fajtorëve. Dje në Belgjikë u tentua që të vritej Erion Hasanbelli, një personazh i njohur për Policinë e vendit tonë, e jo vetëm. Autor deri më tani dyshohet se është Kasandër Noga, “hasmi” i tij i përjetshëm. E gjithë historia e tyre nis shumë kohë më parë, në vitin 2000, pikërisht në spitalin e Sanatorumit.

Gjithçka nisi më 19 gusht 2000 kur Kasandër Noga kishte hyrë me automatik në dorë i shoqëruar nga Julian Çela dhe pasi kanë shkelmuar dhomën e reanimacionit ku ndodheshin të shtruar Aqif Hasanbelliu (babai i vëllezërve Geron dhe Erion Hasanbelli) dhe Dritan Hajdini. Pasi u ka hequr serumin nga krahu, Noga dhe Çela kanë qëlluar mbi ta duke i lënë të vdekur në vend.  Në ngjarje u plagosën edhe 3 të tjerë, vëllezër dhe të afërm të Hasanbellit. Sipas të dhënave që shkruanin atëherë mediat, vrasja kishte ndodhur për motive hakmarrjeje pasi këta persona i kishin vrarë kohë më parë vëllain, Kasander Nogës.

Vëllezërit Hasanbelli, mesa duket ishin vënë në ndjekje të djaloshit nga Patosi i Fierit dhe dy vjet më vonë, Geroni dhe Erioni tentojnë të hakmerren. Në lokalin ‘Prehistori’ ne Antverp të Belgjikës, Erion dhe Geron Hasabelli qëllojnë me armë Juljan Çelën dhe Kasandër Nogën, por ky i fundit shpëton i plagosur. Ndërsa Juljani ndërron jetë në vend. Për këtë vrasje, vëllezërit nisën përballjen me drejtësinë që në vitin 2002. Fillimisht ndaj tyre Gjykata e Fierit ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg”, në pritje të dokumentacionit nga Belgjika.

Por, ky informacion zyrtar u vonua, duke detyruar prokurorinë e Fierit, në përfundim të afateve procedurale të vendoste në vitin 2002 pushimin e çështjes dhe lirimin e tyre. Pasi u liruan, belgët sollën dokumentacionin, duke bërë që autoritetet shqiptare zhvilluan hetimin dhe gjykimin ndaj dy vëllezërve në mungesë, pasi asnjë prej tyre nuk ndodhej më në Shqipëri. Pas një kalvari të gjatë, plot 7 vite nga nisja e hetimeve, në vitin 2009, Gjykata e Fierit shpalli fajtor për vrasjen në Belgjikë, Erion Hasanbellin dhe e dënoi me burgim të përjetshëm. Duke qenë se gjykimi u zhvillua me procedurë të shkurtuar, në vendimin përfundimtar, ai u dënua me 25 vite burgim. Ndërsa vëllai i tij, Geroni, u shpall i pafajshëm.

Pasi çështja u dërgua në Apel, hetimet nisën sërish. Pas 3 viteve të tjera, në vitin 2012, Gjykata e Apelit Vlorë la në fuqi vendimin e dënimit për Erion Hasanbelli me 25 vite burg, ndërsa ndryshoi vendimin e pafajësisë, duke e shpallur fajtor dhe dënuar me 14 vjet burg Geron Hysenbellin. Në zbatim të këtij vendimi, Geron Hasanbelli u arrestua në Tiranë në vitin 2013. Po në të njëjtin vit u prangos edhe vëllai i tij, Erioni. Prej vitit 2013, dy vëllezërit vuanin dënimin në burgun e Peqinit dhe kishin dorëzuar rekurs në Gjykatën e Lartë, kundër vendimit të Gjykatës së Apelit Vlorë.

Ndërkohë që vuanin dënimin për vrasjen në Belgjikë, autoritetet gjyqësore të Milanos, kishin nxjerrë urdhrin e arrestit ndërkombëtar për dy vëllezërit. Për efekt të urdhër-arrestit ndërkombëtar, në gusht 2014, gjykata e Fierit lejoi ekstradimin e tyre. E ndërkohë që ndodheshin në Itali, Gjykata e Lartë prishi vendimin e Apelit të Vlorës dhe rikthimin për shqyrtim në po këtë gjykatë, me një tjetër trupë gjykuese. Në bazë të këtij vendimi, aktualisht Geron Hasanbelli del i pafajshëm për vrasjen në Belgjikë e kërkohet të lirohet nga burgu. Nga ana tjetër, duke qenë se vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë Fier nuk është i formës së prerë dhe për faktin që periudha që ka qëndruar në burg vëllai tjetër, Erion (Mikel) Hasanbelli ka përmbushur afatet e paraburgimit, ndaj edhe ai duhet të lirohej.

Ndërsa në Itali vëllezërit Erion (Mikel) e Geron Hasanbelli, ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane si pjesë e një organizate kriminale që shfrytëzonin për qëllime prostitucioni në Milano vajza nga Shqipëria, Rumania, Bullgaria, Rusia, Maroku, Moldavia etj., si edhe për trafik lëndësh narkotike nga Shqipëria në drejtim të Italisë. Megjithatë duket se ia kanë dalë që edhe në Itali të fitojnë lirinë, duke u zhvendosur në Belgjikë. Atje ku Kasadër Noga priste ditën të hakmerrej.

Megjithatë edhe ky i fundit duket se nuk është më i pakët. Noga akuzohet për 5 vrasje dhe disa plagosje. Mes këtyre krimeve është dhe akuza për vrasjen e Astrit Shperdhejas në 25 gusht të 2001, ndërkohë që gjyqi u bë në Belgjikë në 2005. Po ashtu ai është dënuar edhe për vrasjen në vitin 1999 në Patos, të Kastritot Gropës dhe Edison Meminajt. Pavarësisht këtyre krimeve të rënda, autori arriti që të ishte i lirë.

SI U SHQYRTUA DOSJA

Teksa në vitin 2019, Këshilli i Lartë i Gjyqësorit jepte alarmin se 32 mijë dosje kishin mbetur stok në Gjykatën e Lartë, vëllezërit Hasanbelli nuk vuajtën fare në pritje. Edhe pse kishin marrë një dënim për vrasje, e duhet që të vuanin për krimin e bërë, duket se ia kanë gjetur anën që të futen për rigjykim në Gjykatën e Lartë, për të marrë mbi të gjitha pafajësinë. Ndërkohë që Reforma në Drejtësi u krijua për të vendosur drejtësinë e për të mos e kalur pa ndëshkim asnjë të fajshëm, duket se ka preferencat e saj.

Mes mijëra dosjeve, gjendet koha për të hetuar edhe çështje të tilla, rishqyrtimi dënimi, ndoshta dhe pa aq prioritet. Me shumë gjasë edhe për çështjet e trafikut të drogës dhe prostitucionit në Itali, çështja është mbyllur përderisa të dy janë të lirë. Por mbetet e paqartë se ku janë gjykuar. Në Shqipëri, apo në Itali? Megjithatë kjo pak rëndësi ka. Prova e atentatit në Belgjikë tregon edhe njëherë që Reforma në Drejtësi ka cene. E kur drejtësia nuk funksionon, mbetet që secili të marrë ‘hak’ vetë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu