“Koha të themi të vërtetat”, Agron Shehaj: S’mund të futemi në Parlament nëse…

0

Kandidati për kreun e PD-së, Agron Shehaj mendon se Partia Demokratike i humbi zgjedhjet edhe për shkak të gabimeve të saj, pavarësisht fenomenit të blerjes së votave.

Sipas Shehajt, ka ardhur koha të thuhet e vërteta, dhe të pranohen gabimet, si djegia e mandateve, bojkoti i zgjedhjeve dhe mënyra si u hartua lista e kandidatëve.

“Po kërkohet të thuhet që nuk humbëm, duke thënë që arsyeja pse humbëm është masakra zgjedhore, është koha të themi të vërtetën në sy, rezultati i zgjedhjeve është ky, nuk mund të ndryshojë. E vetmja gjë që duhet të bëjmë është që në zgjedhjet e reja të jemi më të fortë, nuk mund të futemi në parlament nëse do të themi që u vodhën votat, nuk duhet të ishin bërë shumë prej gabimeve, ose rregullojmë problemet, ose nuk duhet të futemi në parlament, ose njërën ose tjetrën. Unë mendoj që PD ka nevojë për një reformim të thellë”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu