Komisioni i Rithemelimit të Partisë Demokratike ka nxjerrë një udhëzim përmes të cilit përshkruhet se si do të zgjidhen kryetarët e degëve të PD-së, anëtarët e Kryesisë si edhe delegatët e degës në Kuvendin që pritet të mbahet më 30 prill. Krah udhëzimit janë publikuar edhe formularët përkatës që duhet të plotësohen sipas degëve.
Udhëzimi mban datën 11 mars dhe është mbështetur në nenin 32 dhe 64 të Statutit të PDSH nga Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit.
Komisioni i Rithemelimit të PD-së shkarkoi kryedemokratin Lulzim Basha në Kuvendin e 11 dhjetorit të vitit 2021 me 4446 fleta pro shkarkimit të Bashës. Në të njëjtën ditë u ngrit edhe Komisioni i Përkohshëm me 29 anëtarët për të nisur të gjitha procedurat e nevojshme për riformimin e PD-së. Ky Komision do ta ketë partinë në dorë deri në mbajtjen e Kuvendit të ri që do të zgjedhë kryedemokratin e ri dhe funksionarët e tjerë.