Komisioni për të dhënat e TIMS/ Ish-përgjegjësi i IT në Polici, kërkon marrjen në pyetje me dyer të mbyllura, ja përgjigja e Salianjit

0

Këtë të martë, është mbledhur Komisioni Hetimor për trajtimin e të dhënave të sistemit TIMS, ku pritet të dëshmojë, Ardit Muço, ish- Përgjegjës i Sektorit IT në Policinë e Shtetit.

Muço ka kërkuar që mbledhja të zhvillohet me dyer të mbyllura, dhe sipas ligjit do të vendosë komisioni me vendim të ndërmjetëm për mënyrën sesi do të zhvillohet.

Po sot, në orën 13:00 do të dëshmojë Besjan Tanuzi, ish-Drejtor i Sistemeve, në Policinë e Shtetit. Ndërsa në orën 14:00 do të dëshmojë Ervina Gjana, Drejtore e Krimit Kibernetikë, në Policinë e Shtetit.

Kryetari Salianji, është shprehur se një gjë të tillë nuk e sheh të arsyeshme por e ka hedhur çështjen për diskutim.

“Mbledhjet duhet të jenë të hapura. Të dhënat e shqiptarëve gjenden online, nuk besoj se ka gjë që është sekret shtetëror se nuk kemi pasur as në të kaluarën. Përjashtim bënte një dokument i paraqitur nga ministri”, tha Salianji.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu