Koncert në mes të pandemisë , 5 mijë adhurues pjesmarrës

0

5 mijë adhurues të muzikës rock morën pjesë në një koncert në Barcelonë pasi iu nënshtruan testeve të shpejta të Covid-19, si pjesë e një eksperimenti. Koncerti në arenën Palau Sant Jordi, që besohet të jetë më i madhi në Evropë që nga fillimi i pandemisë, u zhvillua për të provuar efektivitetin e parandalimit të shpërthimit të virusit në ngjarje të mëdha.

Grupi spanjoll “Love of Lesbian” kishte lejen e autoriteteve shëndetësore për të vazhduar, me rregullin e vetëm të përdorimit të maskave me cilësi të larë të ofruara nga organizatorët e koncertit. Testimi para koncertit u zhvillua në tre vendndodhje të ndryshme në Barcelonë, me 80 infermiere duke operuar sistemin.

“Ishte spektakolare. Ndiheshim të sigurt në çdo kohë. Ne ishim në rreshtin e parë dhe ishte diçka që na kishte munguar shumë. Jemi krenarë që kemi pasur mundësinë të marrim pjesë në këtë koncert. Shpresojmë që të jetë i pari nga shumë të tjerë.“, u shpreh një fans që mori pjesë në koncert.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu