Koncerti i Malumas/ Organizatoja: Shteti dha 50 mln lekë të vjetra

0

Nuk kemi paguar asnjë lekë për Malumën! Kështu tha kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, por duket se kanë gënjyer pak, ose të themi 50 milionë lekë të vjetra. Uarda Koçi, një nga përfaqësueset e kompanisë që solli këngëtarin me famë botërore në Shqipëri pranoi shumën që ishte paguar për të, duke nxjerrë kështu blof si Ramën, ashtu edhe Veliajn.

“Ky është aktivitet në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës. Këshilli i Kulturës, ka miratuar një fond ndihmë për…5 milionë lekë të reja. 50 milionë të vjetra,”-tha ajo e ftuar në emisionin “Ftesë në 5” duke gabuar kështu. Sepse vetë kryeministri Edi Rama tha dje, pasi kishte pyetur dhe në Bashkisë, se nuk ishte nxjerrë asnjë buxheti i shtetit.

“Sot e mora vesh, se më shkruanin që keni dhënë lekë për Malumën. Nuk është paguar asnjë lekë për koncertin e Malumës nga asnjë buxhet publik, as i qeverisë, as bashkisë. Sepse pyeta ça është ky Maluma… E ka sjellë këtu një kompani private, e këta që dalin në protestë flasin për Malumën e ju thonë ‘ky e ka sjellë atë…’. Unë as e dija kush ishte Maluma”, tha Rama.

Ndërsa Veliaj, sot në bashkëbisedimin e Kryeministrit Edi Rama me përfaqësues të biznesit të vogël, e mori fjalën dhe tha se Bashkia i kishte lënë “borxh” vetëm sheshin ku u mbaj koncerti.

“Njëzetë mijë vetë në Tiranë vendosën të shkojnë në koncert. Këtë nuk e ndalon dot, se edhe një koncert i sjell vlerë qytetit. Një natë më parë, Maluma dha koncert në Paris, sot është në Londër, ose anasjelltas – pra, në dy kryeqytete të rëndësishme të Europës. Bashkia e Tiranës sigurisht që do t’ia japë sheshin për koncert sepse s’mund t’i themi se meqë 200 vetë protestojnë, do ndalojmë çdo gjë tjetër. Dje kishte njerëz që donin të dilnin për të festuar Ditën e Verës dhe dolën”, tha Veliaj.

Tani ka ardhur falas apo me +50 mln lekë Maluma në Shqipëri? Të paktën kur të bien dakord për të mashtruar e gënjyer, të dalin të gjithë në një mendje se po dalin zbuluar pa u munduar fare…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu