Konfliktet me Noizyn/ Meriton Mjekiqi nuk ka ndërmend të ndalojë së thumbuari rreperin

0

Noizy reagoi pas diss-it që reperi Big Kik i bëri në emisionin “Gjoni Black” të Meriton Mjekiqit. Reperi shkroi se ai është larguar vetë nga grupi pasi hapi studion e tij. Ai thumboi edhe moderatorin e emisionit. Noizy tregoi se Meritoni i ka shkruar 10 herë për ta ftuar në emision, por nuk e ka pranuar se nuk ia vlen.

Pas thumbave të njëpasnjëshëm në rrjete sociale, Noizy gjithashtu përmendi në këngën e re faktin që në emisionin e Meritonit, të gjithë mbajnë në gojë emrin e Noizy-t.

“Dhe sa për emisionin, ju falenderoj. Në çdo episod Noizy-t t’u ia marrë në gojë.”- shprehej ai, fjali që ndezi edhe më tepër gjakërat.

Së fundmi, Meritoni ka ndarë një foto me ish-mikun e Noizy-t, reperin Escobars, i cili ka bashkëpunuar pak kohë më parë me Noizy-n. Mirëpo, marrëdhëniet e tyre u prishën.

Kjo foto është marrë si thumb për Noizy-n, ndërsa Meritoni shkruan më pas se nuk ka hedhur kunja për asnjë.

Gjithashtu, ai shton se ka bërë histori në hip-hop.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu