Konflikti me karrige dhe me armë në Tiranë, të përfshirë dyshohen dhe mësues të shkollës

0

Dalin detaje të reja nga sherri banal që ka ndodhur mëngjesin e sotëm pranë shkollës “Çajupi” në Tiranë.

Burimet jo zyrtare bëjnë me dije se pjesë e konfliktit që ndodhi në afërsi të shkollës “Çajupi” në Tiranë kanë qenë edhe mësues të shkollës 9-vjeçare. Konflikti mes disa personave, ende të paidentifikuar, ka nisur fillimisht në ambientet e një lokali dhe më pas ka vijuar në rrugë.

Gjithashtu bëhet me dije se njëri prej banorëve ka qëlluar një herë me armë zjarri në ajër por policia e ka neutralizuar duke e shoqëruar në komisariatin nr4.

Paraprakisht dyshohet se disa banorë janë konfliktuar fillimisht me sende të forta në afërsi te shkollës “Çajupi” por s’ka lidhje me shkollën, dhe janë dëmtuar 4 persona dyshohet me sende të forta.

Burimet raportojnë se në vendin e ngjarjes është gjetur dhe një krëhër i dytë, çka shton dyshimet e përdorimir të më shumë se një arme zjarri. Në lidhje me konfliktin nuk ka ende një njoftim zyrtar nga ana e Policisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu