Konflikti mes kushërinjve në Lushnjë/ Flet për herë të parë Laert Hasalla: Kushërinjtë erdhën për të na vrarë

0

Konflikti mes kushërinjve të parë në Lushnjë përfundoi me një të vdekur dhe tre të plagosur. Ngjarja u shënua pak ditë më parë dhe për këtë krim janë arrestuar dy vëllezër.

Në këtë konflikt mbeti i vrarë Romeo Hasalla, 30 vjeç, si dhe u plagosën dy vëllezërit e tij, Laert dhe Emiljano Hasalla dhe i ati Shaip Hasalla 65 vjeç.

E gjithë familja u qëllua me çifte nga kushërinjtë e tyre të parë, vëllezërit Afrim dhe Kastriot Hasalla 33 vjeç.

Laert Hasalla, vëllai i të ndjerit Romeo, i vrarë ditë më parë nga Kastriot Hasalla, ka folur në Syri TV për ngjarjen e mëngjesit të 29 korrikut. Romeo mbeti i vrarë dhe Shuaipi babai i tij dhe vellezërit Emiljano e Laert mbetën të plagosur me çifte.

Ndryshe nga sa pretendon pala e autorëve, Laerti shprehet se ata ‘ishin të pergatitur për të na vrarë’, ndërsa shprehet se ‘gjithçka ia ka lënë në dorë drejtësisë dhe nuk do të merren me familjen e vrasësit’.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu