Konjufca në Hagë, zhvillon takim me Krasniqin dhe Shalën, nesër do të bisedojë me Thaçin dhe Veselin

0

HAGË– Kryetari i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca ndodhet në Hagë ku ditën e sotme ka zhvilluar një takim me Jakup Krasniqin dhe Pjetër Shalën.

Shefi i Stafit të kryetarit Konjufca, Ilir Kërçeli, tha se pas drekës do ta takojnë edhe Rexhep Selimin kurse nesër ish-presidentin Thaçi dhe ish-kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli.

Sot bashkë me kryeparlamentarin Konjufca filluam vizitat në Hagë, takuam ish-kryeparlamentarin Jakup Krasniqi e Pjetër Shalën, pas drekës takojmë gjeneral Rexhep Selimin. Kurse nesër ish-presidentin Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamentarin Kadri Veseli, e poashtu edhe të dënuarit nga shoqata e veteranëve të luftës Hysni Gucati e Nasim Haradinaj”, ka shkruar ai.

Kërçeli ka thënë se besojnë fuqishëm në pastërtinë e luftës çlirimtare me në krye UÇK-në dhe se agresorët e vërtetë dhe të pandëshkuar janë serbët.

Ne besojmë fuqishëm në pastërtinë e luftës çlirimtare të popullit tonë në krye me UÇK-në. Sikundër jemi të bindur se adresa e krimeve barbare dhe gjenocidit mbi popullin tonë është Serbia agresore, e pandëshkuar deri më tani. Të bashkuar me njëri tjetrin mbrojmë historinë e vendit tone”, ka shkruar ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu