‘Konkurrentët e BBVIP kërcyen hitin e këngëtarit Mazonaktis’/ Media greke Armando Kllogjerit dhe Luiz Ejllit, ja çfarë shkruajn

0

Media greke Prothema.gr i ka kushtuar një artikull dy konkurrentëve të ‘Big Brother Vip 2’ Luiz Ejllit dhe Armando Kllogjerit.

Kjo medie shkruan në artikullin e saj se publiku i Giorgos Mazonakis është zgjeruar dhe ka kapërcyer kufijtë e Greqisë, ku këngët e tij janë bërë hite edhe në vende të tjera.

Artikulli i plotë i Prothemës:

Publiku i Giorgos Mazonakis është zgjeruar dhe kapërcen kufijtë e Greqisë, ku këngët e tij janë bërë hite edhe në vende të tjera. Shqipëria është një prej tyre, pasi siç duket pas episodit të fundit në një emision të njohur televiziv, fansat e tij e kanë ndjekur që në hapat e parë, duke njohur këngët e tij të para. Këtë e vërteton edhe fragmenti i Big Brother VIP , i cili tregon dy lojtarë duke kënduar këngën “Zilevo” të këngëtarit grek, i cili është një nga hitet e tij të para dhe u publikua konkretisht në vitin 1997.

Tenori Armando Kllogjeri dhe këngëtari Luis Ejlli, të cilët këtë vit marrin pjesë në këtë program në vendin fqinj, zgjodhën këngën e Giorgos Mazonakis për të argëtuar bashkëlojtarët e tyre.

Luis Ejlli ishte përfaqësuesi i Shqipërisë në Eurovizion në vitin 2006 kur konkursi u mbajt në Greqi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu