Konsumimi i kafes gjatë shtatzënisë/ Studimi i ri: Ndikon në gjatësinë e fëmijës, ja çfarë duhet të dini

0

Konsumimi i kafes gjatë periudhës së shtatzënisë mund të ketë ndikime negative tek fetusi, pasi fëmijët lindin më të shkurtër ndryshe nga ato nëna që nuk e kishin konsumuar.

Sipas studimit të botuar të hënën në JAMA Nework Open, fëmijët që ishin ekspozuar ndaj sasive të vogla të kafeinës para lindjes, u zbulua se ishin mesatarisht më të shkurtër se fëmijët e nënave që nuk konsumonin kafeinë gjatë shtatzënisë, shkruan CNN.

Fëmijët e nënave që kishin konsumuar kafeinë gjatë shtatzënisë ishin më të shkurtër në shtat në moshën 4 vjeçare se fëmijët e nënave që nuk konsumuan kafeinë dhe hendeku zgjerohej çdo vit deri në moshën 8-vjeçare, sipas autores kryesore të studimi dr. Jessica Gleason, epidemiologe prenatale.

“Për të qenë të qartë, këto nuk janë dallime të mëdha në gjatësi, por ka këto dallime të vogla në gjatësi midis fëmijëve të nënave që konsumuan kafeinë gjatë shtatzënisë”, tha Jessica Gleason, e cila është një studiuese në Institutin Kombëtar të Shëndetit të Fëmijëve Eunice Kennedy Shriver.

Kolegji Amerikan i Obstetërve dhe Gjinekologëve aktualisht rekomandon kufizimin e konsumit të kafeinës në më pak se 200 miligramë në ditë gjatë shtatzënisë.

Një filxhan çaji me kafeinë zakonisht ka rreth 75 miligramë kafeinë, një filxhan kafe e çastit ka rreth 100 miligramë dhe një filxhan kafe e filtruar ka rreth 140 miligramë. Madje edhe çokollata ka rreth 31 miligramë kafeinë.

Mos harroni se kafeina gjendet në kafe, çaj, pije joalkoolike, pije energjike dhe pije, si dhe në kakao dhe çokollatë. Është gjithashtu i pranishëm në ushqimet e fortifikuara, madje edhe në disa ilaçe kundër dhimbjeve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu