Kontrabandë mallrash nga Shqipëria drejt Kosovës, pranga 46-vjeçarit

0

KUKËS– Goditet një rast i tentativës për të kontrabanduar mallra nga Shqipëria në Kosovë, nëpërmjet kufirit të gjelbër.

Policia ka vënë në pranga  një 46-vjeçar, i cili merrej me transportin e mallrave kontrabandë.

Ai i kishte ngarkuar produktet në një kamionçinë dhe po përpiqej t’i fuste në Kosovë.

Personi i arrestuar është nga Kosova, ndërsa autoritetet kanë sekuestruar mallrat dhe automjetin ku u gjetën produktet kontrabandë.