Kontrollohen 2342 regjistra të pronave në Tiranë, vetëm 250 prej tyre pa probleme

0

Drejtori i Kadastrës Artan Lame ka dalë në një deklaratë për mediat gjatë ditës së sotme, ku ka folur në lidhje me regjistrat e pronave në qarkun e Tiranës. Lame tha se nga 2342 regjistra, vetëm rreth 250 rezultojnë pa dëmtime.

Të tjerët, (rreth 2100 regjistra) rezultojnë të dëmtuar me grisje, heqje fletësh, ndërrime faqesh, etj.Kështu:

–  515 faqe mungojnë tërësisht (janë grisur dhe nuk janë zëvendësuar fare);

–  Janë disa qindra faqe të dyshuara të zëvendësuara (pra është hequr faqja e vërtetë dhe është zëvendësuar me një tjetër;

–  914 faqe të dubluara (pra e njëjta pasuri ekziston 2 herë. Këtë e bënin për të punuar me dy linja për të njëjtën pasuri);

– 180 faqe të grisura (pra është grisur faqja, por ka mbetur pjesa e qepjes);

-13.000 faqe bosh (faqe që liheshin bosh herë pas here, me qëllim për t’u përdorur me data te mëparshme, apo se “përtonin” të regjistronin pronat shtet).

Deklarata e plotë e Lames:

Në kuadër të zbatimit të detyrimit për regjistrimin e AMTP-ve (Akti i Marrjes së Tokës në Pronësi) të lëshuara përpara hyrjes në fuqi të ligjit 20/2020 “Për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë në RSH”, ASHK ju drejtua prefektëve, Këshillave të Qarkut dhe Njësive Vendore për grumbullimin e dokumentacionit të ndarjes së tokës bujqësore.

U desh një kohë e gjatë, mbi një vit, që, në rang Republike njësitë vendore t’i përgjigjeshin këtij detyrimi.

Këto vonesa për qytetarët përktheheshin në vonesa në shërbime, të cilat për fat të keq përplaseshin mbi zyrat e Kadastrës si zyra fundore të këtij procesi.

Pa dashur të bëj analizën në rang Republike, po përqëndrohem tek Tirana. Aktualisht, kemi një korpus të qartë dhe të saktë të gjithë AMTP-ve të ligjshme të lëshuara ndër vite, duke filluar nga viti 1991.

Ky saktësim i shërben në radhë të parë shmangjes së abuzimeve të bëra ndër dekada me lëshimin e AMTP-ve, duke u prodhuar AMTP fallco, duke u dhënë AMTP të mbivendosura, etj.

Në këto rrethana pasi konkluduam në një listim përfundimtar të AMTP-ve të ligjshme të lëshuara ndër vite, nga ana e ASHK u krye fotokopjimi dhe skanimi i të gjithë formularëve originalë (“Formulari 6” quhet në gjuhën teknike).

Ky proces u krye për të gjitha fshatrat e Qarkut Tiranë, në total 119 fshatra ose 160 zona kadatrale.

Zona: Familje Bujqësore AMTP: Pasuri:
Q. Tiranë 

 

32.000 37.000 116.000
B.Tiranë, B.Vorë, B.Kamëz 20.000 23.000 55.000
B.Rrogozhinë, 

B.Kavajë

12.000 14.000 61.000

Deri më sot, rezultojnë të rregjistruara dhe të certifikuara vetëm rreth gjysma e këtyre pasurive.

Tashmë regjistrimi i tokës në Tiranë do të vijojë mbi bazën e këtij dokumentacioni të siguruar dhe shpërndarë tek secila prej drejtorive të ASHK Tiranë.

Elementi më i rëndësishëm pozitiv i kësaj pune, është siguria, qoftë e zyrave tona dhe qoftë e qytetarëve, gjatë procesit të mëtejshëm të certifikimit.

Frika më e madhe me ndarjen e tokës, veçanërisht në zona ku zhvillimi ka zhdukur kufijtë fizikë, ka qenë “obobo, do më ndërrojë letrat në ZRPP”, apo “obobo, do më nxjerrin AMTP fallco sipër tokës time”, etj.

Nga ky moment ky rezik nuk egziston më, pasi askush nuk mund të prodhojë më te rruga e Kavajës AMTP me shpresën që do gjejë mënyrën t’i përfshijë nëpër regjistrat e shtetit.

TIRANA, SITUATA ME REGJISTRAT.

Përpara rreth dy muajsh paraqitëm një raport të detajuar për situatën e trashëguar me regjistrat e pronave në Durrës. Ai raport vuri nën kontroll dhe disiplinoi situatën e trashëguar çerek-shekullore me regjistrat e pronës në Durrës.

Tani, dy muaj më pas, po paraqesim të njëjtin raport për Qarkun e Tiranës.

Për fat të mirë, situata me regjistrat pronësorë në Tiranë, nuk është në situatën katastrofike që gjetëm në Durrës.

Fillimisht po bëj një përmbledhje të gjetjeve të kontrollit:

Nga 2342 regjistra, vetëm rreth 250 rezultojnë pa dëmtime.

Të tjerët, (rreth 2100 regjistra) rezultojnë të dëmtuar me grisje, heqje fletësh, ndërrime faqesh, etj.Kështu:

–  515 faqe mungojnë tërësisht (janë grisur dhe nuk janë zëvendësuar fare);

–  Janë disa qindra faqe të dyshuara të zëvendësuara (pra është hequr faqja e vërtetë dhe është zëvendësuar me një tjetër;

–  914 faqe të dubluara (pra e njëjta pasuri ekziston 2 herë. Këtë e bënin për të punuar me dy linja për të njëjtën pasuri);

– 180 faqe të grisura (pra është grisur faqja, por ka mbetur pjesa e qepjes);

-13.000 faqe bosh (faqe që liheshin bosh herë pas here, me qëllim për t’u përdorur me data te mëparshme, apo se “përtonin” të regjistronin pronat shtet).

Sa më sipër, janë dëmtimet që u evidentuan nga kqyrja fletë për fletë e të 2342 regjistrave, pasi mund të ketë edhe ndërrime fletësh që janë bërë “me art” dhe nuk kuptohet që janë zëvendësuar. Kjo sepse një pjesë e regjistrave janë të shqepur dhe mund të hiqje e të shtoje pa kontroll.

Siç e shihni, sëmundjet janë pak a shumë po ato të Durrësit, por në rastin e Tiranës, me peshë afërsisht 4 herë më të ulta në shifra.

Regjistrat e dëmtuar më shumë, natyrisht që janë ata që kanë të bëjnë me pasuritë në zonat në zhvillim të Kryeqytetit, si: Farka, Kashari, Yzberishi, Mëzezi, Baldushku, Sharra. Ndroqi, Pezë-Helmesi, Peza, etj.

Ndërsa për zonëne Kamëz-Vorë, do veçoja zonat e Kamzës, Vorës, Paskuqanit, Valiasit, Bathores, Laknasit, Babrrusë, Domjes, etj.

Po e kujt është përgjegjësia e gjithë kësaj situate?

Mjafton të them se asnjëherë nuk ka patur rregullore dhe përgjegjësi të qartë se kush i administronte regjistrat. Kjo bën që kushdo mund të merrte prej tyre, mund të hiqte e të shtonte. Edhe kur kalohej arkivi nga një punonjës tek tjetri, kjo bëhej pa inventar dhe pa asnjë kontroll.

Vlera e parë e këtij inventari, është që të paktën vendos një ditë“0”, pra që pas kësaj dite nuk ka më rrëmujë dhe ndryshime të pakontrolluara.

Tashmë arkivi i pronave është me sistem kamerash dhe sistem alarmi. Ka persona përgjegjës për çdo hyrje – dalje dokumentacioni.

Ashtu siç u veprua edhe për Durrësin, edhe raporti i Tiranës do të përcillet zyrtarisht edhe në KM dhe në MD, të paktën për dy arsye:

-Kushdo prej strukturave kontrolluese, të mund të vijojë hetimet mbi bazën e këtij Raporti.

-Për t’iu shmangur presionit të lloj-lloj banditëve që sapo të marrin vesh për këtë raport, do fillojnë presionet për të plotësuar gropat e identifikuara.

Nga ana jonë, do të bëjmë bllokimin e të gjitha pasurive që identifikohen si me probleme.

Më tej, zgjidhja përfundimtare e kësaj situate, do të vijë përmes procesit të nisur sivjet me mbështetjen ne Qeverisë: Projekti i Skanimit dhe dixhitalizimit të arkivit.

Ne do të vijojmë në këtë rrugë edhe me qytetet e tjera, pasi shembulli i Durrësit dhe Tiranës tregoi se përmes këtij procesi është rritur në mënyrë eksponenciale siguria e qytetarëvepër pronat e tyre dhe është rritur gjithashtu edhe numri i shërbimeve që përballojnë këto zyra.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu