Konyaspor flet shqip, futbollisti i njohur shqiptar shënon golin e parë në Turqi

0

Konyaspor është kthyer në një “strehë” për futbollistët shqiptarë. Alban Meha vite më parë shënonte eurogola për skuadrën turke, kurse tani janë tre të tjerë që po japin kontributin e tyre.

Vetëm njëri është pjesë e kombëtares shqiptare, Sokol Cikalleshi, kurse Erdin Daci luan me Maqedoninë e Veriut. I lëkundur mund të jetë Zymer Bytyqi, dikur pjesë e moshave të Norvegjisë.

Anësori, i cili ka qenë pjesë e Kosovës në një miqësore, sot ka shënuar edhe golin e parë me fanellën e Konyaspor, skuadër të cilës i është bashkuar në muajin janar.

Bytyqi nuk fali me një goditje brenda zonës, pasi topi ishte kthyer nga traversa dhe baraspeshoi rezultatin në ndeshjen me Sivaspor në transfertë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu