Koreja e Veriut teston me sukses një tjetër raketë hipersonike, alarmohen fqinjët

0

Koreja e Veriut ka testuar me sukses një raketë hipersonike.

Ky është testi i parë i madh i armëve për këtë vit, shkruan BBC.

Testi i raketës erdhi disa ditë pasi udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un u zotua për të forcuar forcat e armatosura të vendit të tij.

Autoritetet japoneze e konsideruan këtë raketë si balistike. Ndërkohë stafi i Koresë së Jugut deklaroi se raketa ishte drejtuar nga deti, pa dhënë detaje të mëtejshme.

Ky është testi i dytë i raportuar i një rakete hipersonike, e cila mund të shmangë zbulimin për më gjatë se raketat balistike.

Testi i armëve vjen pasi Koreja e Veriut nuk i përgjigjet një propozimi të SHBA për të filluar komunikimin diplomatik midis dy vendeve në mënyrë që të rifillojnë negociatat.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu