Kos me ngarkesë të lartë mikrobike, bllokohet linja e produkteve të kosit të “Gjirofarm”. Konsumatorët kthejnë produktet në markete

0

Është bllokuar linja e kosit dhe salcës së kosit të kompanisë “Gjirofarm”.

Burime për InfowebTv bëjnë me dije se AKU po bën inspektime në marketet e Gjirokastrës sa i përket produkteve të kësaj kompanie ndërkohë që është lënë shënim që konsumatorët të kthejnë mbrapsht produktet e blera.

Mësohet se janë gjetur mbetje në kos dhe sipas kreut të AKU një kompani e huaj do të monitorojë linjën e prodhimit të kompanisë nëse do të rinisë aktivitetin.

AKU pas kryerjes së inspektimit në magazinën e subjektit, ka marrë konform legjislacionit në fuqi masë administrative gjobë dhe masë urgjente të ndërprerjes së kryerjes së veprimtarisë.

E ndersa konsumatoret duhen te paraqiten ne kasën e marketit apo dyqanit ku kanë bvlerë për të marrë mbrapsht paratë.

“Subjekti është urdhëruar të tërheqë nga tregu produktet e rezultuara pozitive. Është kryer bllokimi i linjës së prodhimit të produktit kos dhe salcë kosi, si dhe u vendos bllokimi i sasisë së produktit të gjetur prej të cilit u morën mostra për analizim”, thuhet në njoftimin e AKU.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu