“Kosova ka plotësuar kushtet për liberalizimin e vizave”, Dua Lipa i bën këtë kërkesë presidentes së Komisionit Europian

0

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa teksa mori të mërkurën Çmimin për Lidershipin e Dalluar nga Organizata “Atlantic Council”.

Dua Lipa përfitoi nga rasti për t’i kërkuar Presidentes se Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen liberalizmin e vizave për Kosovën. Ajo theksoi se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret dhe Komisioni Evropian ka rekomanduar liberalizimin e vizave më shumë se tre vjet më parë.

“Të rinjtë luftojnë për të gjetur punë dhe mundësitë e tyre pengohen nga kufizimet që e bëjnë të vështirë udhëtimin për punë ose kënaqësi. Pasi kemi përmbushur të gjitha kriteret, Komisioni Evropian në fakt ka rekomanduar liberalizimin e vizave për Kosovën për më shumë se tre vjet më parë. Pra, a mendoni se ne mund ta arrijmë atë tani?”.

Ajo theksoi se Kosova është shteti më i ri në Evropë dhe tashmë prej 13 vitesh ky vend po udhëton si një shtet i pavarur, ndoshta pikërisht për këtë, për faktin se është edhe pjesë e një komuniteti të fortë ndërkombëtar, do arrijë të lulëzojë emocionalisht, ekonomikisht dhe kulturalisht.

“Është në gjenet tona. A nuk do të ishte e përshtatshme nëse Kosova mund të zinte vendin e saj brenda atij bashkimi paqësor, të lulëzonte ekonomikisht përkrah fqinjëve tanë dhe të shëronte lëndimin e konfliktit të fundit?”, tha Dua Lipa.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu