Kosovë-Serbi për targat, flet gazetari kosovar: “Pati një provokim nga serbët…

0

Flamur Gjetani, gazetari nga Kosova, ka folur ditën e sotme për Fax News, për sa i përket situatës në veri të Kosovës, teksa sot nis zbatimi i marrëveshjes të arritur mes Kosovës dhe Serbisë për targat.

Teksa sillte qnjë panoramë të asaj që po ndodh këtë mëngjes në veri të Kosovës , teksa trupat e KFOR po marrin në dorë situatën, gazetari deklaroi se pati një provokim nga protestuesit serbë të cilët thirrën “Serbia” kur po largohej njësia speciale e Kosovës.

“Ka nisur lëvizja nga të dyja anët, si nga protestuesit serbë por edhe nga ana tjetër njësitë speciale të Kosovës. Ishim në terren që në orët e para të mëngjesit. Filluam nga ora 8 ku ka pasur lëvizje të barrikadave. Fillimisht ishte liruar vetëm njëra korsi e rrugës. Ka filluar më pas kalimi i veturave të KFOR, të cilat janë vendosur në pikat kufitare. Më pas ka filluar lirimi i gjithë rrugës. Truoat speciale te Kosovës kanë deklaruar se nuk tërhiqen pa u larguar të gjitha barrikadat dhe të largohen protestuesit. Ka pasur disa provokime nga protestuesit të cilët kanë bërë thirrje nacionaliste “Serbia, Serbia”, teksa tërhiqeshin forcat speciale. Kështu Njësite e Kosovës nuk pranuan të largoheshin pa u larguar dhe kamioni i fundit. Gjendja është e qetë përveç këtyre provokime të pales serbe. Por situatën po e monitorjnë edhe nga ajri me helikopterë”, deklaroi ai.

Sa i përket mirëpritjes së marrëveshjes në Kosovë, gazetari Gjetani thotë se në përgjithësi ka një pajtueshmëri me të.

“Ka pasur interpretime të ndryshme për marrëveshjen. Kryeministri Kurti është pyetur dhe sot për zhvillimet në veri por nuk ka dashur të flasë. Mund të themi që kjo është marrëveshje që edhe më parë ka egzistuar de facto që nga viti 2016. Por marrëveshja nuk kishte gjetur zbatim. Sipas partive opozitare, vetë zoti Kurti kishte kritikuar marrëvehsjen që ishte arritur në atë kohë, duke thënë që nuk është marrëveshje në të mirë të Kosovës. Në përgjithësi ka pasur pajtueshmëri për arritjen e marrëveshjes”, u shpreh ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu